Inter-Barça në shifra/ Përballja e 18-të mes ekipeve në Champions

Interi dhe Barcelona përballen për herë të 18-të në një kompeticioni madhor evropian, duke u renditur si një nga çiftet më klasike në historinë e Champions League, pas Bayern–Real Madrid me 28 raste, Juventus–Real Madrid 21 herë dhe Inter–Real Madrid me 19 përballje. Të dyja përballjet e fundit mes tyre kanë përfunduar në barazim spektakolar 3-3: një herë në tetor 2022 dhe tjetra në gjysmëfinalen e parë të këtij edicioni.

Barcelona ka fituar vetëm një nga gjashtë transfertat e saj në Champions kundër Interit 2 humbje, 3 barazime, pikërisht në dhjetor 2019 me rezultatin 2-1. Në përgjithësi, katalanasit kanë fituar vetëm pesë nga 24 ndeshjet e zhvilluara në Itali, përqindja më e ulët kundër çdo kombi jo-spanjoll në këtë kompeticion.

Barazimi 3-3 në ndeshjen e parë vendos këtë sfidë në mesin e atyre më të hapurave në historinë e gjysmëfinaleve: vetëm tre të tilla kanë prodhuar 10 ose më shumë gola në total – Juventus-Monaco 6-4 më 1998, Liverpool-Roma 7-6 më 2018 dhe Real Madrid-Man City 6-5 më 2022.

Interi kërkon të arrijë finalen e tretë të Champions League në histori pas atyre të 2010 dhe 2023, ndërsa për Barcelonën do të ishte e gjashta 1994, 2006, 2009, 2011, 2015, duke u barazuar me Bayern-in, pas Real Madridit që ka 9 finale.

Barcelona ka realizuar 40 gola në këtë edicion – më shumë se çdo ekip tjetër që prej Bayern Munich në 2019/20 me 43 të tillë.

Interi është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions 12 fitore, 3 barazime, një rekord që nuk e kishte arritur që nga periudha 1980–1987. Bardhezinjtë kanë fituar 9 nga 11 gjysmëfinalet e fundit që kanë luajtur në shtëpi në kompeticionet europiane.