Luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, publikohen formacionet zyrtare të Egnatia-Dinamo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 16:59
Në orën 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena”, luhet finalja e Kupës së Shqipërisë Egnatia-Dinamo.
Rrogozhinasit synojnë ta bëjnë të tyrin trofeun për të tretin vit radhazi.
Rrogozhinasit vijnë në këtë ndeshje me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi Tetova ka në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët.
Ndërsa te blutë mungon Devi Bregu, i cili nuk është as në pankinë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe do ta ndjekë si spektator këtë duel.
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Tiago, Zabërgja, Vila, Mandela.
