Vjedhje për fushatë/ Grabitësit futen në zyrën e PD-së në Cërrik dhe marrin TV e kompjutera (PAMJET)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 08:46
Një grabitje ka ndodhur në mes të fushatës zgjedhore.
Mësohet se gjatë natës është grabitur zyra e Partisë Demokratike në Cërrik.
Grabitësit kanë marrë televizorët dhe kompjuterat që ndodheshin në zyrë.
"Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit." - njofton policia.
