I armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 09:23
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në zanën e Astriti. Ai u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri me vete. 37-vjeçari banues në Lezhë ka qenë më parë i dënuar për vjedhje.
“Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin D. S. duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë. Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.