Konflikti Institucional në Drejtësi/ Balla: Reforma në vitin e 9-të, kanë filluar problemet e para
Ish-kreu i KLP, Alfred Balla në një intervistë në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi ka hyrë në vitin e 9-të të implementimit dhe kanë filluar edhe problemet e para.
Balla: Në fakt Reforma ka hyrë në vitin e 9-të të implementimit dhe kanë filluar edhe problemet e para ose jo vetëm të parat por me zbatimin e saj ne në fushën e Drejtësisë kemi hasur problematika të ndryshme të cilat unë edhe kur kam qenë në Këshill i kam bërë prezente.
Por akoma janë në rrugë e sipër por ju e dini që i ashtuquajturi Komision që është ngritur për të riparë të themi disa momente të rishikimit apo të përmirësimit të Reformës është ende në hapat e parë.
Në fakt Reforma krijoi mes organeve të reja Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dy organe qeverisëse që siç e dimë pra të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ndërkohë krijoi edhe një super organ që është Inspektori i Lartë i Drejtësisë të cilit i ka dhënë kompetencën që të nisë hetimin disiplinor për gjyqtarët dhe prokurorët për shkelje disiplinore por i ka dhënë edhe për anëtarët e Këshillave.
