1 MAJI TRAGJIK! Tri viktima në rrugë! Dy aksidente fatale në Maliq dhe Memaliaj! Në Shkodër drejtuesi 58-vjeçar pëson infark

Aksidentet në rrugë vazhdojnë të marrin jetë. Dy viktima u shënuan në zonën e Maliqit dhe Memaliaj. Ndërsa në Shkodër drejtuesi 58-vjeçar pësoi infarkt

Tri persona kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugë prej orëve të para të së enjtes. Në aksin rrugor "Pogradec-Korçë" pranë Maliqit, automjeti me drejtues  shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Për ngjarjen policia thotë se ka shoqëruar shoferin, ndërsa do të jenë provat që do të zbulojnë shkaqet.

Ndërkaq rreth orës 01:55, në aksin rrugor "Memaliaj-Krahës", në afërsi të fshatit Qesarat, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë i moshuari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes

Një tjetër viktimë u shënua në Shkodër. T.Z 58 vjecc duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara. Pas marrjes së njoftimit u dërgua me urgjencë në spital por pa mundur të mbijetojë

Në muajin mars, sipas INSTAT numërohen 88 aksidente rrugore me një rënie prej 22 për qind krahasuar me vitin e shkuar por me 128 persona të aksidentuar dhe me një rritje të viktimave