Voton gjysma e emigrantëve të regjistruar për 11 majin. Shqiptarët në Itali e Gjermani reaguan të parët. 100 % votimi në të paktën 11 shtete

Numri i emigrantëve që tashmë kanë votuar ka shkuar në 109 mijë dhe zarfet e tyre janë në KQZ. Në vend të parë janë zgjedhësit nga Italia e më tej Gjermania. Ndërsa emigrantët nga të paktën 11 shtete kanë përfunduar plotësisht votimit

Thuajse gjysma e zgjedhësve të regjistruar në procesin e 11 majit nga jashtë tashmë kanë dërguar votën e tyre në Shqipëri. Sipas KQZ deri në orët e para të kësaj të enjte janë administruar 109 mijë zarfe.

Sipas procedurës fillimisht ato ndahen sipas qarqeve ku e ka pasur adresën në Shqipëri votuesi, dhe po kështu do të vazhdohet deri në 11 maj kur do të nisë numërimi paralelisht me zonat përkatëse.

Tirana zë vendin e parë me mbi 25 mijë votat e shprehura e më tej Durrësi me 14 mijë e 500 dhe Fieri në 12 mijë e 500.

Nga 12 qarqet më pak vota kanë mbërritur në Kukës me 2 mijë të tilla  e Gjirokastra me dy mijë e shtatëqind

Sa i përket shteteve nga ku janë kthyer votat emigrantët në Itali janë në vendin e parë me gjysmën e zarfeve të kthyera, e më tej Gjermania që nga 25 mijë zarfe janë kthyer 16 mijë, në vend të tretë qëndron Greqia.

Janë të paktën 11 shtete ku ka pasur nga vetëm 1 votues, por që tashmë e kanë bërë zgjedhjen dhe e kanë dërguar votën në KQZ.

Komisioni po ashtu bën të ditur se posta ka dërguar të 245,935 zarfet dhe se vetëm 37 mijë nuk i kanë marrë ende.