Shp*rthimi në Elbasan u inskenua nga kryefamiljari, flasin fqinjët: U trembëm shumë, kishim frikë të ndiznim dritat! (EMRI)

Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan. Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga kryefamiljari Ardit Pepa, në bashkëpunim me nipin e tij.

Gjithashtu sië raportohet familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në një shtet të BE.

Ndërkohë fqinjët kanë treguar momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke u shprehur se janë trrembur shumë nga shpërthimi. Banorja shprehet se në banesë jetojnë një burrë një grua dhe një fëmijë, por nuk kanë dëgjuar të jenë problematikë. 

“Ishte ora 01:00, dëgjuam një zhurmë shumë të fortë, një si krismë. Kishim frikë të ndiznim dritat. Këtu jeton një burrë një grua dhe një fëmijë. Por ata ikën. Nuk kemi dëgjuar të jenë problematikë. Aq u trembëm…”, tha njëra prej tyre.