Mesazh me tritol? Shpërthim afër një blloku banimi në Elbasan, dëmtohen disa apartamente

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.

Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.

Si pasojë e shpërthimit ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Konkretisht lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

Gjithashtu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nderkaq raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin para hyrjes të cilit shpërtheu lënda plasëse gjatë natës, sipas informacioneve paraprake rezulton se një pjesë të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.

Burime të besueshme bëjnë me dije se ata shkojnë shpesh në gjithmonë në të njëjtin shtet të Europës pasi largohen nga Shqipëria.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë inskenuar në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit shpërthimin me lëndë plasëse.

Policia dhe prokuroria në kohë rekord kanë arritur ta zbardhin plotësisht ngjarjen dhe kanë dokumentuar prova dhe dëshmitë që e vërtetojnë këtë version.