Tentoi të tërheqë me f*rcë të miturin pa dëshirën e tij, prokuroria kërkon 6 vite burg për shtetasin

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin R.O., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri, ngjarje e ndodhur më 25 nëntor 2024.

Sipas hetimeve, i pandehuri ka ndjekur dhe ngacmuar të miturin A.Gj., duke tentuar ta tërheqë me forcë pavarësisht refuzimit të tij. Situata është ndërprerë vetëm pasi i mituri ka lajmëruar të atin, i cili ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar dëmtime në trupin e të miturit, të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës. I mituri ka deklaruar se i akuzuari ka përdorur gjuhë poshtëruese dhe fjalor të papërshtatshëm, duke i kërkuar të kryente marrëdhënie intime kundër vullnetit të tij.

R.O. rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa Prokuroria e Beratit kërkon dënimin e tij me 6 vite burg për “Ngacmim seksual” ndaj të miturit, në bazë të nenit 108/a/2 të Kodit Penal.

Njoftimi:

Prokuroria Berat kërkon 6 vite burg për pedofilin përsëritës, tentoi të tërheqë me forcë të miturin pa dëshirën e tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.

Nëpërfundimtëhetimevedhengatë gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.

Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O.për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi sekusal”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me6 (gjashtë) vite burgim.