Qeveri konservatore në Gjermani! Kabineti “Merz” do të fokusohet tek sigurisë! Kancelari u beson “veteranëve” të CDU
Fredrich Merz ka formuar një qeveri konservatore, duke emëruar figura të njohura të CDU-së dhe ekspertë të biznesit në ministri kyçe. Ai thotë se ka krijuar një kabinet të fokusuar në çështje të sigurisë, diplomacisë, ekonomisë dhe dixhitalizimit, me synim forcimin e Gjermanisë në një periudhë tensionesh globale.
Një qeveri konservatore dhe të fokusuar në çështjet e sigurisë.
Ky është qëllimi i kancelarit gjerman Fredrich Merz, i cili tashmë ka shpallur emrat të ministrave të kabinetit me të cilin do të kërkoj të qeverisë vendin, pasi fitoi zgjedhjet parlamentare.
Ministritë kryesore u janë besuar të ashtuquajturve veteranëve të Partisë CDU-së dhe figurave të ardhur nga bota e biznesit.
Thorsten Frei një aleat kyç i Merz-it dhe ish-menaxher parlamentar i CDU/CSU do të bëhet kreu i Kancelarisë, një rol i fuqishëm i ngjashëm me një shef kabineti.
Ministrinë e jashtme do ta drejtojë Johann Wadephul, një ekspert me përvojë i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, do të udhëheqë përpjekjet diplomatike të Gjermanisë në një kohë të tensioneve globale në rritje.
Katherina Reiche një ish shefe ekzekutive dhe ish ligjvënëse do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë, duke mbikëqyrur planet e riindustrializimit të Gjermanisë.
Patrick Schnieder, një politikbërës i transportit, merr Ministrinë me të njëjtin emër, ndërsa Karin Prien, e cila më parë drejtoi politikat e arsimit në shtetin verior të Schleswig-Holstein, do të drejtojë këtë ministri.
Nina Warken , një specialiste ligjore e Bundestagut, është caktuar për të udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë.
Merz ka krijuar gjithashtu një Ministri të re për Dixhitalizimin, duke zgjedhur fizikanin dhe ekzekutivin e teknologjisë Karsten Wildberger për të nxitur reformat e vonuara dixhitale në qeveri.
Çështjet kulturore dhe mediatike do të drejtohen nga Wolfram Weimer, një gazetar dhe botues i njohur.
Christiane Schenderlein , një anëtare e Bundestagut me përvojë në politikën kulturore, bëhet ministre e shtetit për sportin dhe angazhimin vullnetar.
Për çështjet evropiane, Merz emëroi zëra të fortë nga Unioni i tij Konservator Demokristian: Serap Güler i bashkohet Ministrisë së Jashtme si ministër i shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërsa Gunther Krichbaum , një veteran i politikës së BE-së, merr rolin e ministrit të shtetit për çështjet evropiane.


