Çika: Takimi Trump-Zelenksi në Vatikan nuk ishte i rastësishëm. Ukrainës i duhet të lëshojë 20% të territorit
Ditën që bota po i jepte lamtumirën e fundit Papa Françeskut, në Vatikan do të shënohej një tjetër ngjarje e rëndësishme.
Bëhet fjalë për takimin e shkurtër mes Presidentit të SHBA-së Doland Trump dhe homologut të tij të Ukrainës, Volodimir Zelenksi.
Për të kuptuar më shumë mbi detajet e këtij takimi, në studion e lajmeve në “Ora Neës” pedagogu dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika u shpreh se ky takim nuk ishte rastësi.
“Ishte një regjisurë jashtëzakonisht e mirëmenduar, me një qëllim që do ishte me bekimin e Vatikanit, atë të paqes së ardhshme në Ukrainë.
Ndaj e rëndësishme në këtë rast është simbolika: nuk u përzgjodh rastësisht vendi dhe koha për t’u bërë ky takim qoftë dhe i shkurtër.
Nuk është se aty u vendosën piketat e së ardhmes, pasi atoi janë diskutuar prej kohësh, por aty edhe pse një takim i shkurtër fliste simbolika, një simbolikë e cila është e rëndësishme edhe në raport ndërkombëtar.
Po ashtu, e rëndësishme është fakti që ky takim vjen nga takimi i tensionuar në Dhomën Ovale dhe ky takim dha mesazhin e tejkalimit të atyre marrëdhënieve.
Po ashtu kemi një marrëveshje mes SHBA-së dhe Federatës Ruse e cila i është paraqitur edhe Ukrainës për zgjidhjen e konfliktit të luftës.
Në këtë marrëveshje pika më e rëndësishme është çështja e territorit, pasi lëshimi i territoreve është sakrilegji më i madh për një shtet, dhe bëhet fjalë për territore që nuk janë të vogla.
Bëhet fjalë për lëshimin e territorit të Krimesë, e cila prej vitit 2014 është aneksuar nga Rusia dhe së bashku me rajonet e marra gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare lufte, shkon diku në rreth të 20 për qind të territoreve të lëshuara nga Ukraina”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Emilio Çika.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN I ÇËSHTJEVE NDËRKOMBËTARE

