Vatikani mbyll Kapelën Sistine, nis konklava për zgjedhjen e papës

Vatikani ka mbyllur Kapelën Sistine, ku kardinalët do të mblidhen për konklavën për të zgjedhur Papën e ardhshme pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Kardinalët e Kishës Katolike që kanë mbërritur tashmë në Romë ku do të takohen sot për të diskutuar zgjedhjen e papës së ri.

Ky është Kongregacioni i pestë i Përgjithshëm që nga vdekja e papa Françeskut, e cila ndodhi të hënën e Pashkëve.

Ende nuk është e qartë se sa kardinalë do të marrin pjesë në takim, i njohur edhe si parakonklavë.

Për ditë të tëra ka pasur spekulime të gjalla rreth kandidatëve dhe favoritëve të mundshëm.

Kardinalët janë takuar tashmë në ditët para funeralit dhe varrimit të Françeskut, i cili u krye të shtunën.

Për momentin, nuk është caktuar ende një datë për fillimin e konklavit, i cili do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Kapelën Sistine.

Data më e hershme e mundshme do të ishte 5 maji.

Për t’u bërë papë, një kardinal duhet të marrë dy të tretat e votave të konklavës. Një votim mbahet ditën e parë, i ndjekur nga katër fletëvotime në secilën ditë pasuese.

Pasi zgjidhet papa i ri, tym i bardhë ngrihet nga një oxhak i instaluar në çatinë e Kapelës Sistine.

Konklava pritet të zhvillohet midis datave 5 dhe 10 maj, në përputhje me rregullat e Kishës Katolike.

Vatikani mbyll Kapelën Sistine, nis konklava për zgjedhjen e

Papa Françesku u varros të shtunën pas një funerali në Sheshin e Shën Pjetrit që mblodhi liderë botërorë dhe qindra mijëra të tjerë, dhe një periudhë nëntëditore zie po vazhdon përpara se të fillojë konklava.

Ata vizitorë që arritën të hynin të dielën në Kapelën Sistine e konsideruan veten me fat, pasi nuk dihet se sa do të zgjasë konklava dhe sa do të mbetet jashtë kufijve të arritshëm për vizitorët xhevahiri i Muzeut të Vatikanit.

“Mendoj se u ndjemë shumë me fat që ishim në gjendje të ishim grupi i fundit i vizitorëve që erdhën sot, udhëtimi ynë nuk do të kishte qenë i plotë pa parë këtë vend të bukur” tha Sumon Khan, një turist nga Shtetet e Bashkuara.