VIDEO/ Kaos në Spanjë dhe Portugali, ‘goditen’ nga ndërprerje masive e energjisë elektrike, shkaku ende enigmë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka shkaktuar panik në disa pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.

Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Eletrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë. “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij.

Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë.”, tha ai.

Forcat policore të Portugalisë thanë se semaforët dhe ndriçimi i rrugëve rrezikonin të dështonin.

“Ulni shpejtësinë dhe kushtoni më shumë vëmendje”, thanë ata, duke i udhëzuar njerëzit të shmangin udhëtimet e panevojshme. “Të jepni përparësi drejtimit të sigurt: qetësia juaj shpëton jetë”, thuhet më tëj në deklaratën e tyre.

Operatori spanjoll i trenave Renfe tha se kishte një ndërprerje të energjisë elektrike në nivel kombëtar, duke shkaktuar ndalimin e trenave dhe anulimin e nisjeve, raportoi Reuters.