Përplaset varka në Florida, një i vde*ur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2025, 12:16
Një person ka ndërruar jetë dhe shumë të tjerë janë plagosur rëndë pas një aksidenti me varkë në qytetin Clearwater, Florida.
Trageti Clearwater, i cili kishte 45 persona në bord, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit u godit nga një varkë e cila më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Varka u identifikua më vonë nga një agjenci tjetër ligjzbatuese, thanë zyrtarët e qeverisë Clearwater.
Reparti i zjarrfikësve deklaroi një aksident masiv për shkak të “numrit dhe ashpërsisë së lëndimeve”. Dy nga të plagosurit u transportuan në spital me helikopter.
Komisioni për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida do të merret me hetimin e përplasjes, i ndihmuar nga Roja Bregdetare.
