Balliu në ambiente sportive në Tiranë: PD i jep prioritet absolut sportit, Shqipëria Madhështore realitet më 12 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 17:02
Klevis Balliu, kandidati i PD-së për zgjedhjet, ka theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësive për rininë që të zhvillojnë aktivitete sportive.
Ai ka ndarë një moment të paharrueshëm me votuesit, duke i drejtuar ata drejt sportit dhe duke u kënaqur nga angazhimi dhe entuziazmi i të rinjve shqiptarë për aktivitetet fizike.
Postimi:
Sot me votuesit për herë të parë morëm një pushim nga fushata dhe ju drejtuam sportit.
Është kënaqësi të shohësh që të rinjtë shqiptarë kanë jo vetëm idetë e tyre inovative për biznes qoftë edhe për politikën, por janë të paparë edhe në aktivitete sportive.
Që Shqipëria të jetë madhështore rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe qeveria jonë do të bëjmë gjithçka për këtë qëllim.
Këta njëshat votojnë njëshin.
