Fushata në “skanerin” e gazetares, Skënderi: Krerët e partive merren me ironi dhe bull*zime dhe jo platforma
Kur kanë mbetur dhe dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, fushata elektorale ka hyrë në pjesën e saj më të zjarrtë.
Për gazetaren Arestina Skënderi liderët e partive po e fokusojnë qëllimisht diskursin e tyre tek bullizimet dhe ironitë mes njëri-tjetrit.
E ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetarja shprehet se fushata e këtij viti është më shumë e përqendruar tek këto lloj komunikimesh se në fushatat e kaluara zgjedhore.
Kjo për Skënderin, bëhet për arsyen se ata kërkojnë të shmangin llogaridhënien dhe platformat ekonomike-sociale të vendit.
Dhe në këtë mes edhe mediat, në këndvështrimin e Skënderit po merren pikërisht me këto diskutime dhe jo tek analizat e programeve të secilave prej partive.
PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETAREN ARESTINA SKËNDERI

