Rama ndan videon satirike “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 09:31
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video të animuar ku ironizon drejtuesit e opozitës.
Rama e ka cilësuar Teatrin e Kukullave të së dielës këtë serial humori me personazhe të politikës në vend nën titullin “Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”.
Në video bëhet fjalë për një skenar satirik dhe ironik të tre opozitarëve, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetarin e Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj si edhe drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
