“TURP I MADH!”/ Berisha për drejtorët e bashkisë të “5D”: Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë të qytetarëve të Tiranës
Lideri i opozitës shqiptare ka prezantuar këtë mbrëmje kandidatët e opozitës në Pogradec.
Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon.
Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton.
Ai tha se Edi Rama erdhi në politikë në të 30-at e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë.
Më tej Berisha duke iu referuar skandalit me drejtorët hajdutë të Bashkisë së Tiranës, vijoi me denoncimin e skandaleve të qeverisë së rilindjes.
Ai akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.
PJESË NGA FJALA E SALI BERISHËS
Miq! Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan.
Nuk mund të vijë dot para jush se janë 120 mln euro që i merr Beketi, vetëm e vetëm se burreci 2 metra nuk duronte dot kritikat e televizionit tij, e tani i paguajmë ne.
Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij.
Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro. A e dini o miq, se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione.
Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e Shqipërisë.
Miqtë e mi! Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj.
Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës. Tani miq, ju lutem, ju lutem do të më dëgjoni.
Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit.
Unë s’po e them këtë, por prap i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila ëhstë memorja jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend.
Hajde këtu. Por miqtë mi, unë dua të theksoj sot se politikanët gjykohen për atë që bëjnë dhe jo për moshën. Në botë, në Shqipëri, ka patur politikanë të mirë dhe politikanë të këqinj, të të gjitha moshave.
Ka patur politikanë që kanë ndryshuar kombe, madje kanë ndryshuar dhe botë. Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet.
Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë.
Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve. Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë.
Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur. Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’.
Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë.
Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit.
Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta.
Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat. Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre. Njeriu është njeri.
Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor.
Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton.
Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore.
Rroftë Pogradeci, rroftë Shqipëria.



