Zgjedhjet e 11 majit/ Islami: Duhet të vendosim interesat e qytetarëve para interesave personale

Kandidatja për deputete e PSD, Burbuqe Islami në një intervistë në Ora News u shpreh se duhet të vendosim interesat e qytetarëve para interesave personale.

Islami: Jam nën ato emocionet e bukura të njerëzve që kam njohur gjatë jetës dhe që vërtet kanë mundësinë të më shprehin gjithë mbështetjen për aq kohë sa ato më njohin mua si individ por jo vetëm si individ por edhe si nënpunëse e administratës publike por edhe si qytetare.

Padiskutim këto tiparet e ngulitura thellë nga familja ime shumë modeste, ndërshmëria, besnikëria dhe fjala besa që unë e kam shumë të rëndësishme më kanë shoqëruar mua dhe janë tiparet dalluese nga çdo kandidat tjetër.

Nëse ka ndonjë kritikë që unë mund ta quaj ndër kritikat më të mëdha janë komentet pse e përdor fenë për politikë.

Por unë do ju thoja të gjithë besimtarëve muslimanë dhe gjithë shqiptarëve unë jam rritur me këtë besim dhe është ky besim që më përsos akoma më shumë mua si individ.

Dhe dashurinë që unë kam për atdheun, për vendin shqiptar, ky besim thjesht e plotëson dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta ndaj këtë besim që është bashkëshoqërues në jetën time dhe kurrsesi për ta përdorur.

Sot të merresh me politikë ndoshta është gjëja më e vështirë sidomos femrat për arsye se jemi hasur me politikanë mashtrues.

Por unë do ju thoja se politika nuk është mashtruese, por janë politikanët që bëjnë mashtrime.