Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për hapjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë

Ditën e sotme është nënshkruar në Vlorë memorandumi për rithemelimin e Shkollës së Aviacionit. Memorandumi u nënshkrua nga drejtuesi i Kompanisë Shtetërore e Prodhimit Armëve “KAYO”, Ardi Veliu dhe përfaqësuesit të kompanisë së Izraelit.

Ishte kryeministri Edi Rama në takimin me studentët dhe pedagogët që njoftoi firmosjen e marrëveshjes. Rama tha se synimi është që akademia të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare, ndërsa shtoi se pret që të ketë dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi.

Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu tha se Akademia e Aviacionit do të nxjerrë pilotë ushtarakë dhe civilë, sipas nevojave të kërkuara.

“Rithemelimi i Shkollës së Aviacionit në Vlorës, në aeroportin e Vlorës, në Akërni, një shkollë e cila do të gjenerojë jo vetëm pilotë ushtarakë, por edhe civilë, jo vetëm kontrollorë ajrorë ushtarakë, por edhe civilë, gjithmonë më një investim të rëndësishëm të dyanshëm”, tha Vengu.