EMRI/ Punonte roje në një objekt, gjendet i vr*rë pranë banesës së tij 58-vjeçari
Sot, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit të Vlorës, është gjetur pa shenja jete shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç.
Viktima, i cili punonte si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij, dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
