“Atlasi i Absolutologjisë” i Ardian Isufit, urë mes shpirtit e trupit njerëzor

Artisti Ardian Isufi sjell ekspozitën “Atlasi i Absolutologjisë”, një cikël pikturash që ndërthur artin me anatomine njerëzore, i frymëzuar nga personat me sëmundje të rralla. Të gjitha veprat do të shiten për të mbledhur fonde në ndihmë të këtyre individëve.

Në një ndërthurje të veçantë mes artit dhe mjekësisë, artisti i njohur Ardian Isufi ka sjellë për publikun një cikël të ri veprash që synojnë të eksplorojnë qenien humane në thellësi – jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë emocional dhe ekzistencial.

Kjo seri punimesh titullohet "Atlasi i Absolutologjisë ", pikturat trajtojnë tema si anatomia e trupit të njeriut, emocionet e fshehura dhe ndjesitë që burojnë nga sëmundje të rralla, duke krijuar një reflektim të fortë mbi ekzistencën.

“ Unë si artist që jam I lidhur shumë me trupin e njeriut, me pjesën e anatomise dhe kam gjetur nëpër atlaset e anatomisë disa moment të rëndërishme ku bëhet ajo prerja e artë ndërmjet diçkaje fizike me diçka shpirtërore. Pram bi këto element ku ka muskuj apo deje gjaku apo nervash aty ndërtohet metafora ekzistenciale e gjendjeve  që ne përjetojmë në kuptimin shpirtëror të fjalës."

Veprat artistike jo vetëm që ngacmojnë mendjen dhe shpirtin, por kanë edhe një qëllim të prekshëm: të kontribuojnë në mbështetje të personave që vuajnë nga sëmundjet e rralla.

“Ka shumë momente me peshë apo momente çliruese brenda këtyre veprave. Ky është një moment I rëndësishëm ku vepra e artit vjen afër mjekut, mjekësisë dhe shëndetësisë."

Të ardhurat e ketyre pikturave do të shkojnë në ndihmë të këtyre individëve dhe familjeve të tyre