Pr*testë në Tiranë për mbrojtjen e kafshëve: T’i jepet fund rasteve të dh*nës ndaj tyre

Qytetarë të shumtë të Tiranës morën pjesë dje në një protestë të organizuar në mbrojtje të kafshëve.

Kjo protestë erdhi pas rasteve të shtuara të dhunës ndaj kafshëve.

Protesta nisi në Akademinë e Arteve, për të vijuar më tej me disa ndalesa të institucioneve shtetërore, si Kryeministria, Bashkia e Tiranës apo Ministria e Drejtësisë.

Protestuesit kërkuan që t’i jepet fund rasteve të dhunës ndaj kafshëve. Ata theksuan se kafshët nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe se heshtja përballë dhunës është e barabartë me bashkëfajësi.

Në fund të protestës ata paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa autoritetet të marrin masa konkrete.