Jeta mes varfërisë dhe shpresës/ Fëmijët zbathur dhe të uritur, një nënë kërkon vetëm shpresë
Një 36 vjecare e cila jeton në Kamëz kërkon ndihmë për t’u siguruar një jetë sa më të mirë 4 fëmijëve të saj. E divorcuar nga bashkëshorti ajo jeton me 70 mijë lekë të vjetra që nuk I mjaftojnë as për të ngrënë buk thatë.
Në një qoshe në afërsi të bashkisë kamëz ndodhet kjo nënë me 4 fëmijët e saj të vegjël
36 vjecarja Shqiponja Lushi e ndarë nga bashkëshorti tashmë përballet e vetme me realitetin e pamëshirshëm të varfërisë ekstreme.
“Vetëm, një here mire një here keq. Ku të shkoj? Të mbytem?”
Shqiponja jeton me vetëm 70 mijë lekë të vjetër në muaj, para këto që mezi mjaftojnë për bukën e gojës, ndërsa shpresa për një jetë më të mirë duket gjithnjë e më larg.
“Dal e mledh bidona që të ushqej kalamajtë. I mban një komshija ime fëmijët.”
Thotë se me 4 fëmijët është detyruar të flerë në qiell të hapur për gati 4 muaj, por ndërsa ka gjetur një strehë tregon se ajo nuk ka as ujë e as drita
“Kam 4 muaj që fle në rrugë, pa strehë me 4 jetim. Më kanë futur në një banesë pa ujë e pa drita. Të ardhura nuk kam nga askush.”
Fëmijët e saj, të moshave 7, 6, 3 dhe vetëm 2 vjeç, janë pa këpucë, dhe duart akull nga I ftohti e në sytë e tyre shihet qartë kërkesa për një fije shpresë
Ndërsa u përpoqën t’u dhurojmë një çast ngrohtësie, sytë e tyre kërkojnë më shumë e jo vuajtje edhe për bukën e gojës
Nëna e tyre ka vetëm një mesazh që ta ndihmojmë, jo për të, por për 4 të vegjlit që dhe ato të realizojnë ëndrrat e tyre sic do fëmijë tjetër.
