PAMJET/ Makina përplaset me muret e karburantit në aksin Maliq-Korçë, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Siç shihet edhe nga fotot, automjet është përplasur me bordurat dhe muret e një karburanti, teksa është shmangur përplasja  me pompat e pikës së karburantit pasi ngjarja do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.

PAMJET/ Makina përplaset me muret e karburantit në aksin

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.