Chris LaCivita publikon foton në krah të Trump: Gjithçka filloi shumë kohë më parë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 19:59
Christopher LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, ka postuar në rrjetet sociale një foto krah presidentit amerikan, Donald Trump.
“Gjithçka filloi në Ishullin Parris, shumë kohë më parë,” shkruan ai, duke kujtuar kështu edhe bashkëpunimin me Trump.
Siç duket, bëhet fjalë për një foto të vjetër, teksa LaCivita i referohet një ishulli që përdoret si bazë për rekrutimin e marinsave amerikanë.
Chris LaCivita ishte dhe drejtuesi i fushatës së Donald Trumo, që çoi në rikthimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

