PAS GRUSHTIMEVE VJEN PARASHIKIMI/ Xhelal Mziu: Në Dibër, PD merr 4 mandate dhe 100% deputetë vendës

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, bën një parashikim për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark, teksa është optimist se PD do të marrë 4 mandate, ndërsa PS vetëm 1, edhe ky jo dibran, matjan apo bulqizak.

Postimi i Mziut:

“Rezultati 11 maj 2025.

PD qarku Dibër do të marrë 4 mandate 100% Dibranë, Matjanë, Bulqizakë dhe Klosjanë.

Rilindja në qarkun Dibër do të marrë 1 mandat, Bledi Klosi mallakastriot dhe 0 deputetë Dibranë, Matjanë, Bulqizakë dhe Klosjanë.”