Këlliçi: Qytetarët nuk duan tallava dhe fjalor të pistë, por investime dhe ndihmë konkrete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 19:22
Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shkruan se Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash, por për gjëra konkrete.
Këlliçi: Në qendër Vilëz, aty ku energjia elektrike mungon, varfëria është ulur këmbëkryq, rruga nuk mbaron kurrë…! Qytetarët nuk kanë nevojë për tallava politike, fjalor të pistë apo tundje pasaportash. Qytetarët kanë nevojë për minimumin jetik, për përcaktimin e pagës minimale, për ndihmë konkrete në infrastrukturë, për rrugë, ujë e drita.
PD-ASHM është sot e vetmja alternativë me program të qartë, konkret dhe të realizueshëm për një Shqipëri dinjitoze, edhe në periferi.