“Neomalësorja” krah Ramës: Nuk na ndal kush, më 11 maj ta çojmë Shkodrën në dyert e BE-së!
Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, ka qenë ajo që ka mbajtur fjalimin hapës në Shkodër për fushatën e Partisë Socialiste.
Marjana Koçeku: T’i çojmë tan ata flamujt kuqezi e një duartrokitje të mëdhe. Mbramja e mirë tanave e ndihem e nderuar para tanëve, vajzave, grave dhe çikave të nderume. Mes jush që jeni shtylla kurrizore e shoqnisë tonë, jo vetëm shkodranëve, por krejt shqiptarëve. Të edukume, kreative dhe të jashtëzakonshme me atë që bëni në jetën tuaj, punën tuaj dhe familjen tuaj.
Ne jena ato që rrisim familje, që edukojmë breza, ato zhvillojnë dhe arsimojnë, e nuk duhet të ndalena. Tash ku jemi sot, më 11 maj, ta çojmë Shkodrën një hap më tej, për me çue Shkodrën e Shqipërisë në derën e madhe të BE-së. Dhe këtu duhet forca jonë, sidomos grave e vajzave, e në veçanti qytetit tonë të zemrës, Shkodrës.
Në këto zgjedhje kena me qenë ne, për me vulos fitoren jo vetëm të PS-së, por edhe të Shkodrës tonë që është në zhvillim. E kena me ec në hapat e paraardhësve tanë që kanë dhënë shumë për këtë qytet. Sot, unë po ju pys: A ka kush me na ndalue? Askush!
