Denoncimi i PD: Ja si pushteti po tenton të tjetërsojë votën me punësime elektorale në Mirditë
Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, në Milot, Aleksandër Lala, ka denoncuar një rast të shkeljes së ligjit nga pushteti i korruptuar i Rilindjes.
Sipas Lalës, për të blerë vota dhe për të ushtruar presion mbi qytetarët, në Spitalin e Mirditës është punësuar në mënyrë të paligjshme një infermier i dalë në pension.
Ai thekson se ky është një shembull i qartë i degradimit të pushtetit dhe i manipulimit të zgjedhjeve, duke përdorur burime publike për interesat partiake. Për këtë arsye, kërkohet një reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese dhe veprim konkret nga SPAK për të parandaluar abuzimet e tilla.
“Për të blerë vota dhe për të ushtruar presion mbi qytetarët, në Spitalin e Mirditës është punësuar në mënyrë të paligjshme një infermier i dalë në pension.
Kjo nuk është thjesht një çështje administrative – është një akt kriminal, një fyerje për qytetarët dhe një dëshmi e qartë e degradimit të pushtetit.
Kërkojmë reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese dhe veprim konkret nga SPAK. Ky manipulim nuk mund të tolerohet. Vota e qytetarëve nuk është plaçkë që blihet me vende pune!”- shprehet ai ndër të tjera.

