Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e lu*tës me Moskën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka konfirmuar se dëshiron ta njohë Krimenë e pushtuar si pjesë të Rusisë.
Ai gjithashtu nuk beson në aftësinë e Ukrainës për t’u anëtarësuar ndonjëherë në NATO.
Në një intervistë për revistën Time, lideri amerikan edhe një herë e akuzoi Ukrainën se ka filluar luftën me Federatën Ruse.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin vendosi të sulmonte pasi Kievi kishte shprehur dëshirën për t’u bërë anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Mendoj se lufta filloi kur ata nisën të flasin për anëtarësim në NATO.
Krimea do të mbetet pjesë e Rusisë”, konfirmoi 78-vjeçari.
The first 100 days of President Donald Trump’s second term have been among the most destabilizing in American history.
— TIME (@TIME) April 25, 2025
He sat down with TIME at the White House on April 22 for a rare long-form, on-the-record interview about the last three months. Read our story:… pic.twitter.com/FkCTUxCviT
