Shkundet sërish Turqia, tërmeti 4.6 rihter godet veriperëndimin e vendit, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në veriperëndim të Turqisë, sipas një vlerësimi të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ndodhet në afërsi të Kutahya.

Tërmeti ra në orën 10:20 të mëngjesit të sotëm.

Thellësia fokale vlerësohet në 12 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme nga tërmeti.