Sherri me zyrtarin në Dibër, zbardhet deklarimi i Xhelal Mziut në polici: Nuk e godita unë por nipi, e bëri për...
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 12:11
Nuk e godita unë por nipi, ai e bëri për vetëmbrojtje.
Ky është deklarimi i Xhelal Mziut të dhënë para hetuesve të policisë vendore Dibër pas incidentit në Ostren të Dibrës.
Sherri ka nisur rreth orës 13:00 pas një takimi elektoral.
Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhel Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.
Në këtë moment jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra i cilic mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.
Në këtë moment sipas policisë se Dibrës Xhelal Mziu i është drejtuar me fjalët “Po ti cfarë po kërkon këtu?!?
Kjo ka nxitur një debat mes tyre duke përfunduar ne përleshje fizike
