“Sistem kaotik zgjedhor” Bushkolaj: Drejtuesit politikë jo të lidhur më zonat e tyre elektorale

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Elkier Bushkolaj tha se drejtuesit politikë të PD-së dhe PS-së nuk janë të konsoliduar me zënën e tyre elektorale.

Bushkolaj: Ky sistem është një sistem kaotik dhe besoj se do të prodhojë një legjislaturë të dobët. Përpos Peleshit dhe Kumbaros nuk njoh drejtues politik tjetër që është i konsoliduar. Nikolla ishte në Lezhë erdhi në Tiranë, ndërsa Manja nga Tirana iku në Lezhë.

E njëjta gjë më PD-në , përpos Maziut që është në zonën ku ka qenë. Më shumë votuesit janë më larg atij që zgjedhin. PS-ja ka zgjedhur një listë të mbyllur për të mbrojtur të rinjtë, sepse ata e kanë të pamundur që të futen në garë me ministra apo ata që kanë disa legjislatura.