Shtyhet sërish seanca për dosjen “Partizani”, avokati Gjokutaj: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares

Seanca paraprake për dosjen Partizani është shtyrë për në datën 5 maj.

Shkak për këtë sipas avokatit është bërë pasi ata kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi.

 Seanca e radhës u caktua për në datën 5 maj.

Gjokutaj: Duke ju sjellë në retrospektivë informimin e djeshëm, që ne kërkuam një kohë të mjaftueshme, të shpejtë për t’u konsultuar me të mbrojturit prej nesh për sitautën e krijuar pas vendimit të gjyqtares paraprake lidhur me pavlefshmërinë e kërkimeve tona, ne unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi për njëanshmëri të theksuar në vendimmarrjen e saj.

Ato janë kërkime të qarta të bazuara në ligj dhe jnë kaos gjyqësor që pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë.

Sot ne depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi dhe seanca u ndërpre sipas procedurës, sepse gjyqtarja nuk mund të japë vendim pa u shprehur një tjetër gjyqtar i gatshëm në lidhje me vendimmarrjen e saj.