''Nuk jep llogari askund'', Peka për SPAK-un: Kemi krijuar një monstër, bën çfarë të dojë
Juristi, Avenir Peka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për SPAK se me qëllim apo pa qëllim ne kemi krijuar një monstër.
Peka: Në të gjithë këtë ekspoze edhe nga gazetari Qyno edhe nga avokati Matlija këtu tregohet një gjë.
Midis vendimeve edhe të shkallës së parë edhe të apelit edhe të gjykatës së Lartë dhe gjykatës Kushtetuese ka një element që e bën të veçantë gjykatën Kushtetuese.
Ajo çfarë unë dalloj është kjo.
Ne jemi mburrur dhe kemi thënë që është bërë një reformë në drejtësi dhe është bërë një SPAK.
Faktikisht në mënyrë të gabuar kemi identifikuar krimin e SPAK me reformën në drejtësi me synimin për të themi dënuar ose i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Mendimi jonë flas edhe si avokat si jurist por edhe në këndvështrimin e PD është që me apo pa qëllim ne kemi krijuar një monstër.
Pse kemi krijuar një monstër?
Sepse kemi krijuar një institucion i cili duke qenë se nuk jep llogari askund është krijuar në një mekanizëm që mund të godasë ku të dojë si të dojë dhe të bëjë çfarë të dojë.
