Ç’po ndodh me adoleshentët shqiptarë? Psikologia Manolita Hida flet për problemet e të rinjve sot
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte psikologia Manolita Hida, e cila foli për sfidat emocionale dhe psikologjike me të cilat përballen adoleshentët në ditët e sotme, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe mbështetjes nga ana e të rriturve.
" Përpara se të fillojme me gjykimet në lidhje me adoleshentët të cilat nuk janë të pakta zakonisht, më së pari le të përpiqemi ti kuptojmë, të jemi aty për ata në pozicionin dhe në rolin që ne kemi.
Pra, nëse unë jam në rolin e këshilluesit unë bëj rolin e këshilluesit. Pra, secili prej nesh të ruajë pjesën e roleve të veta dhe në anën tjetër të mos paragjykojmë në lidhje me problematikat që ata përballen.
Nuk janë të rallë adoleshentët të cilët vijnë dhe kërkojnë ndihmë profesionale dhe sjellin aty të gjithë problematikat e tyre të cilat i rëndojnë ato nga pikëpamja emocionale.
Sfidat kanë ndryshuar, nuk janë të njëjta me ata të cilat ne jemi përballur", tha Hida.
