Hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese, nis hetimi ndaj 38-vjeçares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 15:34
Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.
Sipas policisë, shtetësja me iniciale I. M. ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.