Dyshohet se i përkasin L*ftës së Dytë Botërore, gjenden disa gr*nata dore pranë Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 15:46
Disa granata dore janë gjetur në një fshat të Tiranës ditën e sotme.
Sipas informacioneve, granatat janë gjendur në një tokë në pronësi të një personi me iniciale B.H.
Ndërkohë granatat janë gjetur në fshatin Priskë, dhe dyshohet se i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Gjithashtu bëhet me dije se u njoftuan Forcat Xheniere, për kryerjen e veprimeve.
