Ezani i xhamisë në Berat, Rama ndërpret fjalimin: Ta respektojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 20:06
Kreyministri Edi Rama, gjatë turit të tij elektoral, u ndal mbrëmjen e së mërkurës në Berat, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku.
Një moment nga xhamia aty pranë sheshit, në bulevardin e qytetit, nisi të këndohej ezani i mbrëmjes.
Teksa ishte duke folur për anëtarësimin në BE dhe faktin se Shqipëria ndodhej vetëm pak metra larg finishit dhe derës së Europës, Rama ndërpreu fjalën për të respektuar momentin.
“Ta respektojmë”, tha Rama.
