''Vetëm me gratë e mundim kënetën'', Rama: Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale
Kreu i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, nga Berati ka bërë disa premtime, duke thënë se në Shqipërinë 2030, prodhimi e përgjithshëm do ta kemi 33 miliardë euro.
Gjithashtu tha se bonusin e bebes do ta transformojnë, nga një çek në mbështetje financiare të përmuajshme.
Gjatë mandatit të katërt, Rama tha se do të dyfishojnë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale
Rama: Kur morën detyrën kishim një Shqipëri me prodhim të përgjithshëm më pak se 10 miliardë euro. Vitin 2024 e mbyllëm me 24 miliardë euro.
Kemi të gjitha arsyet që në Shqipërinë e 2030 prodhimi e përgjithshëm do ta kemi 33 milardë euro.
Kur morëm detyrën kishim një pagë mesatare në sektorin publik 370 euro dhe e mbyllëm vitin 2024, 1 mijë euro pagën mesatare.
Të ardhurat për frymë që ishin 3 mijë euro e diçka më shumë sot janë 10400 euro.
Bonusin e bebes do ta transformojmë. Nga një cek, në një mbështetje financiare të përmuajshme 2, 3 dhe 5 vjet, sipas numrit të fëmijëve.
Mbështetje me pagesën e sigurimeve për nënat kryefamiljare me 3 apo më shumë fëmijë, që mos humbin pensionin e tyre pse nuk shkojnë dot në punë se kanë fëmijë për të rritur. Dyfishojmë mbështetjen për nënat e fëmijëve me aftësi speciale.
Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme.
Rama u shpreh se gratë dhe vajzat janë një forcë transformuese jo vetëm në PS, por edhe për Shqipërinë.
Për zgjedhjet e 11 majit, PS ka në përbërje 71 gra dhe vajza, teksa në listat e mbyllura 52% janë gra dhe vajza, u shpreh Rama.
Rama: Edhe thoshte dikush sot ça bëhet kështu vetëm me gratë po e mund Edi Rama kënetën.
Kaq shumë sa jeni sot në këtë shesh për të dëshmuar jo thjesht mbështetje, por përkushtimin tuaj në këtë betejë historike, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit.
Kjo është çështje transformimi që e kemi bërë të mundur së bashku. Jo thjesht raport gjinor, por transformimi i Shqipërisë me përfshirjen masive të grave dhe vajzave në vendimmarrje. Duhet të ecim me të njëjtën vendosmëri, derisa në PS të kemi 50% gra dhe vajzave.
Më e mirë mendoj do jetë sikur të kemi një më shumë se burra dhe djem. Ç’ndodh brenda nesh? Çfarë ne arrijmë në këtë familje politike reflektohet çfarë bëjmë në qeverisjen vendore.
Kemi kthyer në ligje ato që në familjen tonë i kemi bërë rregull. Prandaj sot në parlament ka më shumë gra dhe vajza se sa kur morëm detyrën.
Gratë dhe vajzat i japin tonin dhe seriozitetin gjithë përpjekjes sonë.
Me korrektesën dhe durimin e tyre. Jam krenar që kemi 71 gra dhe vajza në skuadrën e 11 majit. Në listat e mbyllur kemi 52% gra dhe vajza.

