Gjyqi në GJKKO/ Prokuroria paraqet komunikimet e Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit: Dua ballafaqim me të vëllanë, s'e njoh Altin Hajrin

Ditën e sotme, gjatë gjyqit të Dritan Rexhepit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), prokuroria ka paraqitur prova të reja që lidhen me komunikimet e Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit në aplikacionin Sky Ecc.

Komunikimet, të cilat janë siguruar nga autoritetet franceze, përkasin periudhës së vitit 2020 dhe kanë të bëjnë drejtpërdrejt me çështjen penale, duke treguar interesimin e vazhdueshëm të të dyshuarve për ngjarjen në fjalë

Prokuroria ka kërkuar që këto prova të mos bëhen publike dhe t'i paraqiten vetëm gjykatës për shqyrtim.

Gjatë dëshmisë, Rexhepi mohoi njohjen e disa personave të përmendur në hetim, përfshirë emrat Docci dhe Arusha, dhe theksoi se nuk kishte pasur asnjë lidhje me ngjarjen apo me individët nga Shkodra, por kishte kontakte vetëm me persona nga Durrësi.

Ai kërkoi që të bëhet paraqitja me vëllain e viktimës, për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë bisedë me të lidhur me këtë çështje.

"Nuk njoh askënd me emrin Docci apo Arusha, nuk më kujtohet. Familjari im pyeti të prokuroria e tiranës dhe i thanë nuk akuzohet, por do sqarohet nëse është apo jo ky. Nuk njihja askënd nga Shkodra po nga Durrësi.

Altin Hajrin nuk e njoh. Dëshiroj të bëhet paraqitja me vëllain e viktimës. Të vijë këtu dhe të thotë nëse ka folur apo jo me mua"- ka deklaruar Rexhepi.