Rrezikon deri në 10 vite burg/ FBI arreston shqiptarin, ja për çfarë akuzohet 41-vjeçari (EMRI)

FBI ka arrestuar një shqiptarë, pasi akuzohet për kontrabandë të emigrantëve. Sipas mediave të huaja aktakuza e publikuar nga gjykata federale akuzon Fatjon Shytanin, për drejtimin e një operacioni kontrabande për të sjellë emigrantë të paligjshëm nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara. Shytanin u arrestua të dielën dhe u paraqit në gjykatë pasditen e djeshme përpara gjyqtares Lois Bloom.

Mediat e huaja shkruajnë se ky rast është pjesë e përpjekjeve të qeverisë amerikane për të luftuar krimet e lidhura me imigracionin dhe mund të rezultojë në një dënim deri në 10 vjet burgim nëse Shytani shpallet fajtor. Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit në SHBA, Kanada dhe Shqipëri për këtë hetim.

Gjithashtu arretimi u njoftua nga Prokurori i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Lindor të Nju Jorkut, John J. Durham, dhe Christopher G. Raia, Drejtor Ndihmës i FBI-së në Zyrën e Nju Jorkut.

“Siç pretendohet, Shytani komplotoi për të kontrabanduar emigrantë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara për përfitim financiar, por u pengua nga puna e shkëlqyer e partnerëve tanë të zbatimit të ligjit”, sipas deklaratës për shtyp.

Në një operacion të fshehtë, Shytani pranoi një pagesë prej 14,000 dollarësh nga një agjent i maskuar si klient që kërkonte të kontrabandonte partnerin e tij nga Kosova në Shtetet e Bashkuara. Transaksioni përfshinte marrëveshje të detajuara për kalimin ilegal të kufirit SHBA-Kanada, por Shytani u mashtrua nga agjentët e fshehtë që ishin pjesë e operacionit.

“Fatjon Shytani, një shtetas shqiptar, dyshohet se ka lehtësuar hyrjen e paligjshme të shtetasve të huaj në Shtetet e Bashkuara në këmbim të pagesave me para,” tha Raia në njoftimin zyrtar të Prokurorit të SHBA-së.

Prokurorët Ndihmës të Shteteve të Bashkuara, Andrew Roddin, Stephanie Pak dhe Kate Mathews, po drejtojnë ndjekjen penale kundër Shytanit, veprimet e dyshuara të të cilit minojnë procesin e imigracionit dhe paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare.