ORËT E FUNDIT TË PAPA FRANCESKUT! Mirënjohje për infermierin: Faleminderit që më riktheve në shesh

Detaje të reja janë mësuar për orët e fundit në jetën e Papa Françeskut. Sipas “Vatikan News”, Ati i Shenjtë shprehu falënderime dhe mirënjohje për rikthimin mes besimtarëve në sheshin “Shën Pjetër”.

“Faleminderit që më ktheve në Shesh!”

Kjo shprehje mirënjohjeje ishte ndër fjalët e fundit të Papa Françeskut drejtuar personit që e kishte kujdesur me përkushtim gjatë gjithë sëmundjes së tij, por edhe më herët.

Sipas Vatikan News, Ati i Shenjtë i kishte këto fjalë Massimiliano Strappettit, infermierit që, sipas vetë Papës, i shpëtoi jetën dhe që e mbante si ndihmës personal për kujdesin shëndetësor.

Pranë tij për të gjitha 38 ditët e shtrimit në spitalin “Gemelli” dhe 24 orë në ditë gjatë rikuperimit të tij në “Casa Santa Marta”, Strappetti ishte me papën të dielën e Pashkëve, gjatë fjalimit “Urbi et Orbi”.

Ishte udhëtimi i fundit i jetës së tij.

Prej andej “përqafimi” me turmën dhe në veçanti me fëmijët.

I lodhur, por i lumtur.

Papa falënderoi ndihmësin e tij personal shëndetësor me fjalët ”faleminderit që më riktheve në shesh”, raporton faqja e lajmeve të selisë së shenjte që ka zbukuar momentet e fundit të Papës 88 vjeçar.

Fjalë që zbulojnë nevojën që Papa argjentinas kishte për t’u rikthyer mes njerëzve.

Françesku pushoi pasdite dhe kishte një darkë të qetë.

Rreth orës 05:30 u shfaqën shenjat e para të sëmundjes, me ndërhyrjen e shpejtë të atyre që e vëzhgonin.

Më shumë se një orë më vonë, pasi përshëndeti me dorë Strappettin, papa ra në koma.

“Nuk vuajti, gjithçka ndodhi shpejt”, citohet të ketë thënë dikush që ishte pranë tij në momentet e fundit.

Një vdekje gati e papritur, pa pritje të gjata dhe shumë bujë për një papë që e ka mbajtur gjithmonë shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërroi jetë pas Pashkëve, një ditë pasi kishte bekuar Qytetin dhe Botën, të nesërmen pasi kishte përqafuar edhe një herë, pas një kohe të gjatë, njerëzit.