Shpërthen depoja e armëve në Rusi! Moska: 4 të plagosur, po hetojmë çfarë e shkaktoi zjarrin
Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës. Sipas autoriteteve katër persona janë plagosur ndërsa autoritetet kanë evakuar zonën.
Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në një depo municionesh në një bazë ushtarake ruse, rreth 130 kilometra në veri-lindje të Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.
Sipas burimeve zyrtare, shpërthimet ndodhën të marten në mbrëmje, kur një zjarr shpërtheu në strukturë mbrojtëse, duke shkaktuar thuajse të gjihë shpërthimin e municioneve të ruajtura.
Mediat shkruajnë se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.
Si pasojë e shpërthimit të municioneve, katër persona janë plagosur.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.
“Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen. Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese:, sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.
Në rajonin Kirzhach i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.
Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo.
Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell.
Autoritetet bejnë me dije se është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkakun e zjarrit.

