Tërmeti në Stamboll, momenti kur spikerja e lajmeve në Turqi tmerrohet nga lëkundjet direkt në transmetim (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 15:32
Një tërmet 6,2 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mesditën e kësaj të mërkure afër Stambollit, siç njoftoi shërbimi i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë (AFAD).
Lëkundja sizmike ndodhi në ujërat e hapura pranë bregdetit të Silivrisë, në detin e Marmarës. Për më tepër, tërmeti ndodhi në momentin që një gazetare e CNN Turk ishte direkt për emisionin e saj televiziv.
Siç shihet në videon që ka bërë xhiron e internetit, gazetarja ishte e qetë gjatë sekondave të para të lëkundjes sizmike. Megjithatë, ndërsa kalonte koha dhe tërmeti forcohej, ajo u tmerrua dhe filloi të bërtiste.