Merr flakë një banesë në Malësi të Madhe, shkak dyshohet një ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 11:05
Një banesë është përfshirë nga flakët në në Malësi të Madhe. Mësohet se banesa që u përfshi nga flakët ndodhet në lagjen “Makaj”. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
