''Na duhet gjysma e burrave dhe ne fitojmë'', Rama në Lezhë: Ai që shkon me kënetën, është çyryk

Kryeministri Edi Rama gjatë takimi me gratë në Lezhë kishte disa fjalë për burrat, që sipas tij ata që hidhen në kënetë janë çyrykë.

Rama deklaroi se ata burra që janë me Bashkimin Evropian dhe jo me kënetën janë njerëz normale.

Edi Rama: Është normal që një burrë shkon hidhet në kënetë? Llogaria është shumë e thjeshtë, ne kemi 65% të grave në gjithë Shqipërinë.

Kemi votuesit e parë shumicë, na duhet gjysma e burrave dhe ne fitojmë, jemi në rregull. Kush nuk e pranon që nuk është çyryk duhet të deklarojë që nuk është me kënetën, por është me BE.

Në momentin që thotë jam me BE jo me kënetën, e ka marrë certifikatën që është normal. Në momentin që insiston që jem me kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk.

Pjesa tjetër që prapë është interesant janë mërzitur shumë këta çyrykët se i thotë Rama vajzave të PS se nëse të dashurit tuaj shkojnë me kënetën lëreni.

Unë nuk i them ashtu, unë i them përpiquni ti shpëtoni. Por nëse ata insistojnë të hidhen në kënetë, lëreni se ca do bëjnë, do shkojnë me ta në kënetë?!

Ka edhe një tipar tjetër të burrit çyryk, që nuk e pranon fare humorin. Këta janë në gjendje të të marrin me libër shtëpie, të të thonë gjërat më të zymta, më të ulëta dhe ju duket një gjë normale.

Po tua kthesh me të njëjtën mënyrë, nuk është se u bën përshtypje, ama po të bësh humor me ta   çmenden. Kështu që ua dhashë recetën si ta diagnostikoni burrin çyryk.