''Me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet'', Rama me sipërmarrës në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës.

Rama: Do krijojmë një ofertë më cilësore dhe bindëse për Lezhën.

Ajo që them me siguri nga eksperienca dhe si kanë ecur gjërat, rritja e vlerës së pasurisë do jetë më e madhe.

Siç ju ka ndodhur gjithë vendve do na ndodh dhe ne, me hyrjen në BE, vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet.

Edhe qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së, bëhen më të interesuar të investojnë.

Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznesin, për të shpjeguar planin e paqes fiskale.

Kemi një plan, duke qenë se ka patur interes nga bizneset do bëjmë një shpjegim shterues.

Është mekanizëm i përdorur që në kohët e Romës së vjetër, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin.

Nëse biznesi dhe qeveria apo tatimet bien dakord që për vitet e ardhshme unë si biznes do paguaj këtë që kam paguar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë tatimet marrin përsipër që ti nuk ke më asnjë kontroll asnjë marrëdhënie me burokracinë.

Elementi i dytë është mundësia që u japim bizneseve për tu kthyer, të deklarojnë të ardhura që nuk i kanë deklaruar më parë për 5 vite, t’ i deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti, duke paguar 5% për ato të ardhura.